Home
Sirona.
Radiografi Panoramike
Sirona.
Panoramike
rreth nesh
Përjetoni Diferencën
Axeos – Sistemi 2D/3D me volum të madh dhe cilësi të lartë imazhi, ideuar per shumellojshmeri trajtimesh. Zhvilluar së bashku nga dentist dhe klinicistë, Axeos ofron gamën më të plotë dhe të avancuar nga të gjitha pajisjet me rreze X. Përveç cilësisë së shkëlqyer të imazhit dhe madhësive të volumit 3D të personalizuara, aparatura është optimizuar plotesisht për te ofruar rehati të pacientit. Axeos nuk ofron vetem cilësi në performancë dhe rehati, falë kabinetit të integruar të aksesorëve të bllokut të kafshimit dhe dritës së ambientit është vlerësuar me çmime për dizajnin e tij unik.
Ne kujdesemi për shëndetin tuaj
SIGURIA JUAJ ËSHTË PËRPARËSIA JONË. EKSPOZIM MINIMAL NGA RREZATIMI.
01. Pse janë të nevojshme radiografitë e dhëmbëve?
Grafitë dentare janë një mjet i shkëlqyer diagnostikues që mund të ndihmojnë dentistin tuaj të shohë çdo dëmtim ose sëmundje që nuk është e dukshme me sy të lirë.
02. Sa shpesh duhet të bëj një radiografi?
Për një të rritur të shëndetshëm, ADA (Shoqata Amerikane e Stomatologjisë) rekomandon kryerjen e një radiografie të plotë dentare çdo 12 muaj. Kjo varet nga statusi i përgjithshëm i shëndetit tuaj oral. Dentisti juaj mund t’ju sygjerojë ekzaminime shtesë.
03. Unë kam një radiografi të vjetër
Nëse grafia juaj është bërë brenda harkut kohor të 1 vit1, në përgjithësi nuk keni nevojë të bëni një tjetër. Mbani gjithmonë radiografinë tuaj të vjetër për qëllime krahasimi. Është në interesin tuaj më të mirë shëndetësor t'i mbani dhe t'i paraqisni egzaminime radiologjike.
04. A është e sigurt grafia me rreze X e dhëmbëve gjatë shtatzanisë?
Sasia e rrezatimit të përdorur në një radiografi dentare është shumë e ulët dhe sipas Shoqatës Amerikane të Stomatologjisë dhe Shoqatës Amerikane të Shtatzënisë, nuk është e mjaftueshme për të shkaktuar dëm për një grua shtatzënë ose foshnjën e saj. Ju do të duhet të ekspozoheni ndaj një sasie shumë të lartë rrezatimi gjatë shtatzënisë në mënyrë që ai të dëmtojë një fëmijë në zhvillim. Sasia e rrezatimit të cilit i ekspozohet njeriu gjatë një radiografie standarde të dhëmbëve është 0,02 mSV rrezatim. Do t'ju duhet të ekspozoheni ndaj të paktën 2500 herë më shumë, në mënyrë që ju ose fëmija juaj të dëmtoheni prej saj. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se sasia e vogël e rrezatimit që ju jeni të ekspozuar do të jetë vetëm në gojën tuaj. Fëmija nuk do të ekspozohet ndaj tij. Megjithatë, është e detyrueshme të njoftoni dentistin tuaj në rast se jeni shtatzënë. Të gjithë duhet të mbajnë një përparëse plumbi gjatë një radiografie. Në përgjithësi, kryerja e nje grafie dentare është procedure e sigurt në çdo moment të shtatzënisë. Nëse do keni nevojë për kryerjen e procedurave dentare gjatë periudhës së shtatzanisë , atëherë është më mirë që të procedohet gjatë tremujorit të dytë të shtatzanisë.
05. Sa kushtojne?
Kliko këtu këtu për të parë Listën e Çmimeve